Fëmijët në Klinikën e Pediatrisë u vizituan nga Spiderman dhe Babadimri

Me plot entuziasëm dhe buzëqeshje, fëmijët e Klinikës Pediatrike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) kanë pritur befasinë që u është bërë sot (24.12.19), nga Organizata “Care for Kosovo Kids”. Vullnetarë të kësaj Organizate në bashkëpunim me vullnetarët e Klubit Alpin Prishtina, janë lëshuar me litarë nga ndërtesa e kësaj Klinike, të veshur me…

Details

Mbrëmje festive baleti, në teatrin Faruk Begolli në AAB

Sonte (24.12.19) në skenën e teatrit Faruk Begolli, do të keni mundësinë të ndiqni pak magji për festat e fundvitit, shfaqjen e baletit “It’s the most wonderful time of the year” (Momenti më i mrekullueshëm i vitit), e për këtë është përkujdesur koreografia, Rudina Bërdynaj Jakupi. Në një prononcim për Radio KFOR-in, koreografia Rudina na…

Details

Sot në Prishtinë dhurohet gjak për të sëmurët

Oda e Afarizimit të Kosovës (OAK) në bashkëpunim me Qendrën e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut do të organizojnë sot (24.12.19) aksion për dhurimin e gjakut. Aksioni do të fillojë në orën 11:30, ndërsa do të zgjasë deri në orën 15:00, në Sallën e Konferencave “Orion”, e cila ndodhet përballë “KINO ABC” në sheshin “Nënë…

Details

Sonte mbahet nata finale e konkursit të poezisë “KultStrofa”

Sonte (23.12.19), duke filluar nga ora 19:00 do të mbahet nata finale e konkursit të poezisë “KultStrofa”. Kjo mbrëmje letrare do të mbahet në “KultPlus Caffe Gallery”, ndërsa organizohet nga media online “Kultplus”, e cila u dedikohet ngjarjeve nga arti dhe kultura. Organizatorët kanë bërë të ditur se ky është edicioni i tretë i këtij…

Details

Sonte në Pejë organizohet koncert për festat e fundvitit

Fakulteti i Arteve të Universitetit të Pejës “Haxhi Zeka” në bashkëpunim me Drejtorinë për Kulturë në Komunën e Pejës do të organizojnë koncert për festat e fundvitit. Ky koncert do të mbahet sonte (23.12.19) në Teatrin “Istref Begolli” në Pejë, duke filluar nga ora 18:00. Organizatorët kanë bërë të ditur se programi do të jetë…

Details

Spiderman dhe Babadimri vizitojnë fëmijët në Hemato-Onkologji

Care for Kosovo Kids (CfKK ) dhe Klubi Alpin Prishtina (KAP) ftojnë të gjithë që kanë mundësi, që ti bashkëngjiten aktivitetit bamirës, që ka për qëllim sjelljen e buzëqeshjes në fytyrat e fëmijeve të prekur nga kanceri, që janë të shtrirë në Repartin e Hemato-Onkologjisë në Klinikën Pediatrike në QKUK, në Prishtinë. Vullnetarët e KAP…

Details

Ankand ekskluziv me artikujt nga Ambasada Amerikane

Për të gjithë ata që dëshirojnë të kenë diqka nga Ambasada Amerikane, një lajm të mirë kemi nga Shtëpia e Ankandeve të Kosovës, ku nga data 21.12.2019 kjo kompani do të hapë Ankandin Ekskluziv me artikuj  nga Ambasada Amerikane. Sipas organizatorëve të këtij ankandi të interesuarit do të kenë mundësi ti shohin nga afër këta…

Details