Shënohet sot Dita Ndërkombëtare Kundër Dhunës

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ,më 15 qershor të vitit 2007, votoi për krijimin e  Ditës Ndërkombëtare Kundër Dhunës,  më 2 tetor, e cila përkon me ditëlindjen e Mahatma Gandhi-t, udhëheqës i lëvizjes për pavarësi në Indi dhe mbështetës i filozofisë dhe strategjisë kundër dhunës. Shënimi i një dite të tillë përforcon mesazhin…

Details

Artisti Alban Nuhiu paraqet botën e tij përmes artit

Momente interesante dhe ngjarje të cilat i ka përjetuar piktori dhe fotografi Alban Nuhiu, ka vendosur t’i ndajë me të tjerët përmes një ekspozite që do të hapet në ambientet e fondacionit ‘Shtatëmbëdhjetë’ në Prishtinë, këtë të enjte, duke filluar nga ora 19:00. Alban Nuhiu njihet si piktor, fotograf dhe kinematograf i cili përmes kësaj…

Details

Të gjithë për mjedisin në Termokiss

Meqenëse të gjithë jemi pjesë përbërëse e natyrës dhe e ardhmja jonë dhe e fëmijëve tanë lidhet me diversitetin biologjik, e në anën tjetër është pikërisht faktori njeri, ai i cili po shkatërron mjedisin, bota mbarë, çdo ditë e më shumë po pëson dëmtime të mëdha mjedisore, të cilat po i shkakton vet. Pikërisht për…

Details

Tetori shënon muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit

Në gjithë botën, tetori shënon muajin e ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit tek gratë. Gjatë tërë muajit tetor mbahet fushatë vjetore ndërkombëtare që synon të shpërndajë informacion dhe të edukojë njerëzit për rëndësinë e shëndetit të gjirit dhe për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat. Ky…

Details

Sonte mbahet Nata e Poezisë: Pasqyrë

Sonte në Prishtinë do të mbahet Nata e Poezisë: Pasqyrë, organizuar nga Fondacioni “Shtatëmbëdhjetë”. Nata e Poezisë do të mbahet me Agon Rexhepin, ndërsa do të fillojë në orën 19:00. Organizatorët kanë thënë se në këtë event, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të shohin pasqyrën dhe të dëgjojnë reflektimin e botës së brendshme të Agon…

Details

Shënohet sot Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve

“Të moshuarit duhet të dëgjohen për fjalët e tyre e jo të shihen për pamjen e tyre, ndërsa të rinjtë duhet të shihen, por jo të dëgjohen”, kështu thotë Grace Slick dhe kjo është vetëm njëra ndër qindra thënie që iu janë kushtuar atyre që ne sot u kemi shumë borxh. Data 1 tetor, që…

Details

Mbahet festivali i çajit dhe kafes në Prishtinë

Vazhdon tutje festivali i kafes dhe çajit, në Prishtinë, i cili ka filluar dje dhe vazhdon të mbahet edhe gjatë ditës së sotme. Ky festival është i hapur nga ora 10:00 deri në orën 20:30, në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku përveç shërbimit me kafe dhe çaj, risi këtë vit do të jetë muzika live e…

Details

Lansohet Harta Interaktive e Rinisë

Revista Kosovo 2.0, të enjten (3 tetor) do të lansojë Hartën Interaktive të Rinisë në Kosovë. Organizatorët kanë njoftuar se kanë bërë një përmbledhje të të dhënave për të rinjtë në Kosovë, për të parë se sa është numri i të diplomuarve nga universitetet dhe nga cilat fusha, cilët sektorë të tregut të punës po…

Details

Universiteti i Prishtinës organizon “Ditën e Orientimit të Studentëve të Rinj”

1 tetori shënon fillimin e vitit të ri akademik, në arsimin universitar të Kosovës. Pikërisht për këtë ditë (1 tetor), Universiteti i Prishtinës ka organizuar “Ditën e Orientimit të Studentëve të Rinj”. Ky event do të fillojë në orën 10:00, ndërsa do të mbahet te kampusi para Bibliotekës “Pjetër Bogdani, në Prishtinë”. Organizatorët kanë bërë…

Details