10% e njerëzve në botë janë mëngjarash apo majtak. Ndoshta nuk e keni ditur por disa nga personat më të mençur dhe të njohur në botë, janë majtak. Për shembull, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë pasur tetë presidentë majtak, duke përfshirë: Leonardo Da Vinci, Albert Einstien, Bill Gates e shumë personalitete të njohura që përbëjnë këtë listë. Sot me 13 gusht, në gjithë botën shënohet ‘Dita Botërore e Majtakëve’, që nga vitit 1992, për të njohur unitetin e tyre por edhe vështirësitë me të cilat përballen majtakët, në një botë ku dominojnë djathtakët.
Omar Gashi, 10 vjeçar nga Prishtina, i cili hyn në 10% e njerëzve në botë, të cilët janë majtak, për Radio KFOR-in tregoi se ky fakt nuk e ka penguar në aktivitete të ndryshme ditore dhe në shkollë: “Për mua është krejt njësoj, nuk vërej ndonjë dallim në punët e përditshme. Po ashtu, edhe në shkollë kam përkrahjen e mësuesve dhe të prindërve, të cilët asnjëherë nuk më kanë detyruar që të shkruaj apo të ha me dorën e djathtë. Mua më pëlqen që kam këtë veçori.”
Ndër shekuj në kultura të ndryshme majtakët janë paragjykuar, madje edhe janë detyruar që të shkruajnë, hanë dhe të kryejnë veprime të përditshme me dorën e djathtë. Por, tani në dekadën në të cilën po jetojmë, majtakët cilësohen si persona të veçantë.