Shfaqja “Kur hana del”, sonte premierë në qytetin e Ferizajt

“Kur hana del”, me tekst të Ag Apollonit dhe në regji të Ben Apollonit, do të jepet premierë sonte (01.10.2018) prej orës 20:00, në Teatrin e Qytetit “Adriana Abdullahu”, në Ferizaj. Ngjarja e kësaj shfaqjeje vendoset në një qendër psikiatrike në Kosovë dhe drama paraqet fatet tragjike dhe veprimet komike të personazheve. Në shfaqje luajnë:…

Details

Këtë javë lansohet ‘Analiza Gjinore e Kosovës’

Me kërkesë të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Rrjeti i Grave të Kosovës  ka hulumtuar dhe ka shkruar Analizën Gjinore të Kosovës, e cila do të prezantohet me datën 3 tetor, në orën 14:15, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës. Analiza Gjinore e Kosovës ofron informata aktuale mbi gjendjen e burrave dhe grave në sektorë…

Details

Problemet e zemrës janë shkaqet kryesore të vdekjeve në botë

“Dita Botërore e Zemrës” festohet çdo vit në të gjithë botën më 29 shtator, me qëllim të përhapjes së vetëdijes për shëndetin e zemrës tek njerëzit, e themeluar në vitin 2000. Problemet e zemrës janë shkaqet kryesore të vdekjeve në botë dhe pikërisht për shënimin e kësaj dite, Radio KFOR-i kontaktoi me subspecialistin e kardiologjisë,…

Details

Në Kmetoc hapet tregu i gjelbër multietnik

Në fshatin multietnik Kmetoc, në komunën e Gjilanit, dje (28.09.18) është hapur  tregu i gjelbër, ndërtimi i të cilit filloi në Mars të këtij viti. Zona e cila deri më tani kishte shërbyer si treg për shitjen e produkteve bujqësore, pranë rrugës kryesore, ishte e pasigurt për shitësit dhe po ashtu edhe për blerësit. Zyrtari…

Details

Kafeja, kjo pije që bashkon miliona njerëz nga e gjithë bota

Kafeja për njeriun përbën një rutinë të përditshme dhe pothuajse për çdo të rritur është e pashmangshme pirja e saj. Ka të tillë që posa të zgjohen, pa konsumim të kafesë nuk mund ta nisin ditën. E pikërisht me datën një tetor (E hënë), 77 shtete anëtare të Organizatës Ndërkombëtare të Kafeneve dhe dhjetra shoqata…

Details

Përkthimi, profesion që lidh njerëzit me botën

‘Dita Ndërkombëtare e Përkthimit’, festohet çdo vit me 30 shtator, e caktuar nga Kombet e Bashkuara, për të nderuar punën e profesionistëve të gjuhës, të cilët luajnë një rol të rëndësishëm në bashkimin e kombeve, lidhjen e njerëzve me kultura të shumta dhe njohjen e botës nëpërmes përkthimit. Përkthyesi nga gjuha angleze në gjuhën shqipe…

Details

‘E drejta për t’u informuar është thelbi i demokracisë’

28 shtatori i është rezervuar ‘Ditës Ndërkombëtare të Informimit’, të drejtës për të ditur apo për t’u informuar. Zëvendësja e parë e Avokatiti të Popullit, Majlinda Sinani Lulaj, në shënimim e kësaj dite të rëndësishme, për Radio KFOR-in tha: “Dita Ndërkombëtare e të Drejtës për Informim, në fakt si e drejtë qëndron në thelb të…

Details

Vargjet e Dritëro Agollit, në këngën e re të Jericho

Rock grupi i mirënjohur kosovar Jericho, i cili krijon përzierje tëmuzikës rock, alternative, elektronike dhe muzikës tradicionale shqiptare, së shpejti do t’i gëzojnë dashamirët e shumtë të muzikës së tyre me një projekt të ri muzikor. Siç bëjnë zakonisht këta muzicientë, kësaj radhe do të shkrijnë në këngë vargjet e poezis së Dritëro Agollit, me…

Details

Sot shënohet ‘Dita Botërore e Turizmit’

‘Dita Botërore e Turizmit’ festohet në mbarë botën me 27 shtator, si një mundësi  për të zhvilluar turizmin botëror dhe për të promovuar vendet e ndryshme. Toka ofron mundësi të panumërta për të eksploruar vende të mrekullueshme për të mësuar për kultura të reja dhe për të njohur më shumë globin në të cilin jetojmë.…

Details

“Panairi i Sportit 2018” mundësi e mirë për të rinjtë

Në 16 komuna të Kosovës sot (27.09.18) fillon “Panairi i Sportit 2018”, i organizohet në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës dhe Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport. Ky është edicioni i katërt i Panairit të Sportit, i cili këtë herë mbahet në kuadër të “Javës Evropiane të Sportit” dhe ka për qëllim që klubet…

Details