Në Kinemanë “DokuKino” në Prizren, nesër (28.12.19), duke filluar nga ora 12:00 do të mbahet aktiviteti për fëmijë “Hajde ndeze një xixëllonjë”.
Radio KFOR ka kontaktuar Valtida Shukriun, menaxheren në “DokuKino”, e cila ka përmendur të gjitha aktivitetet që do të mbahen gjatë ditës së nesërme, në eventin që është i hapur për të gjithë fëmijët: “Aktiviteti në fjalë do të mbahet të shtunën dhe të dielën në bashkëpunim me Studio Baletin “Passeballet”, ku do të vallëzojnë balerinat rreth bredhit, do të ketë ngjyrosje të personazheve filmike, do t’i ngjyrosim fytyrat e fëmijëve dhe krejt në fund, të gjithë fëmijëve që do të marrin pjesë në këtë event, do t’ju dhurohet një xixëllojnë për ta ndezur, për të plotësuar dëshirat për vitin 2020”.
“Festo me dashuri në DokuKino”, shkruhet kështu në thirrjen për pjesëmarrje që ka bërë kinemaja për të gjithë fëmijët e interesuar që të argëtohen këtë fundvit.