Organizata jo-qeveritare ‘Etea’ ka vazhduar projektin e hapjeve të mini-bibliotekave, në pjesë të ndryshme të qytetit në Prishtinë. Organizata ka përuruar edhe dy bibloteka të tjera njëra në ‘Parkun te Qendra e Studentëve’ dhe në lagjen ‘Qafa’. Po ashtu, organizata ka rifunksionalizuar minibiblotekën në lagjen ‘Bregu i Dielli’, që ishte dëmtuar disa ditë më parë.
Këtë jave do të hapen edhe pesë minibiblioteka të reja dhe si përfundim 12 lagje të Prishtinës do të bëhen me kënde libri. Organizata ‘Etea’ synon edukimin publik, nëpërmjet kultivimit të kulturës së leximit tek të rinjtë dhe përmirësim të gjendjes së arsimit në Kosovë.