Sot (30.12.19), duke filluar nga ora 17:00 do të mbahet Edicioni i 38-të i Festivalit të Këngës për Fëmijë “Cicërrimat buzë Ibrit”, i cili do të shfaqet në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë.
“Cicërrimat buzë Ibrit” është një projekt tradicional që organizohet nga Shoqata e Muzicientëve të Mitrovicës, në përkrahje nga Ministria e Kulturës Rinisë e Sportit dhe Drejtoria e Kulturës Rinisë e Sportit të Mitrovicës. Drejtoresha artistike e këtij Festivali, Lirije Halili Koshi, përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social “Facebook”, ka treguar qëllimin e organizimit të tij:
“Objektivë kryesore e këtij projekti është, të zhvillojë traditën kulturore muzikore duke zbuluar, integruar, promovuar artistë të rinj (në skenat ndërkombëtare) dhe kështu, të ndikojë sadopak edhe në përmirësimin e imazhit të Kosovës nëpër botë”, ka shkruar ajo.
Tutje, Znj. Lirije ka bërë të ditur se në këtë Festival do të performojnë dy pjesëmarrës, duke prezantuar vlerat artistike nga kompozitorë e tekstshkrues të njohur. Po ashtu, në këtë Festival do të ndahen edhe çmime me vlerë monetare.