Ndërsa shumica prej nesh po qëndronim në shtëpi duke u kujdesur që të mos infektohemi me COVID-19, disa punëtorë nuk e kishin atë fat. Ndër ta janë punëtorët e mirëmbajtjes dhe të pastrimit. Safi i pastrimit ishte vijat e parë e luftimit të kësaj pandemie globale, pasi ata janë përgjegjës për pastrimin e thellë, dezinfektimin dhe pastrimin e sipërfaqeve dhe zonave që janë nikoqirë të mikrobeve dhe viruseve potencialisht të rrezikshëm.
“Pavarësisht pandemisë ne e kemi kryer punën me përkushtim të madh”, kështu tha për Radio KFOR-in, menaxherja e kompanisë së pastrimit e cila e mirëmban “Akademinë e Kosovës për Siguri Publike”, në Vushtrri, Gylaj Prishtina dhe më tutje shtoi: “Ne jemi 24 punëtorë dhe normalisht gjatë numrit të madh të të infektuarve kemi punuar me reduktime. Fatmirësisht, duke pasur kujdes gjatë punës as një punëtor nuk është infektuar me COVID-19. Normal që frika dhe stresi ka qenë prezent, por fatmirësisht e kemi kaluar edhe ketë periudhë të rëndë për të gjithë”.
Nuk ka dyshim që COVID-19 është ende një kërcënim për shëndetin publik. Sidoqoftë, punonjësit e pastrimit dhe mirëmbajtjes vazhdojnë punën e tyre me përkushtim dhe dashuri, me gjithë rrezikun që mund të infektohen me COVID-19.