E pasur do të jetë këtë muaj, skena teatrale e Teatrit Kombëtar të Kosovës, ku sonte (03 qershor), do të jepet shfaqja e baletit “Andërr”, me koreografi të Kreshnik Musollit, nesër (04 qershor), jepet shfaqja “Kreqlet e Ballkanit”, nga autori dhe regjisori Enver Petrovci, të shtunën ( 05 qershor), autori Beqir Musliu dhe regjisori Erson Zymberi sjellin shfaqjen “Të vdekurit mbajnë zi për atdheun”.
Edhe java që vjen do të jetë e pasur me shfaqje të shumta, me ç ‘rast të hënën që vjen (08 qershor), jepet shfaqja mysafire nga Teatri i Gjakovës “Fars Valvorth”, me regji të Butrint Pashës.
I larmishëm do të jetë edhe programi i shfaqjeve këtë muaj edhe në Teatrin “Dodona”, në Prishtinë, ku më 8 qershor, në ora 19:30, do të jepet premiera e shfaqjes “Ditëlindja” nga Ivo Martinic, në regji të Ilirjana Arifit, ndërsa më 19 qershor, në ora 12:00, do të jepet premiera e shfaqjes “Gogoli”, nga Arian Krasniqi, me regji të Mentor Berishës.