Shpesh njerëzit hasin në kuriozitete të rralla që gjinden në natyrë, ku disa nga to mbesin mister, ndërsa disa të tjera shpjegohen në mënyra të ndryshme, më shumë si fenomene. Në vijim Radio KFOR-i, ju sjell disa fakte interesante të cilat mund ti lexoni në vijim:
– Mjalti mund të qëndrojë pa u prishur 3000 vjet dhe për këtë arsye dylli i mjaltit përdoret për procesin e mumjazimit.
– I vetmi elefant në botë që flet është pjesëtar i një cirku rus. Ky elefant mundet të thotë deri në 20 fjali. Elefanti ka jetuar që në vogëli mes njerëzve dhe ka arritur të artikulojë tinguj njerëzish.
– Kompozitori i mirënjohur, Betoven, para se të kompozonte fuste kokën në ujë të ftohtë, ndërsa Ajnshtajni deri në moshën 9 vjeç, nuk fliste rrjedhshëm.
– Shteti që konsumon më së shumti bukë në botë, është Turqia. Llogaritjet tregojnë se mesatarja e çdo personi në përdorimin e bukës arrin në 199,6 kg.
– Në 1 kg limon ka më tepër sheqer se në 1 kg dredhëza. Sipas dietologëve, është më mirë që limoni të konsumohet i shtrydhur në ujë.