– Me 2 Qershor, të vitit 1984, bendi ‘Wham’, arriti pozitën e parë të top listës muzikore në Angli, me këngën ‘Wake Me Up Before You Go Go’ . Kjo këngë ishte shkruar nga anëtari i bandit George Michael. Inspirimi për të shkruar këtë këngë erdhi kur anëtari tjetër i këtij bendi Andrew Ridgeley, iu la një shënim prindërve të tij me fjalinë e titullit të kësaj kënge.
– Në këtë datë, të vitit 1987, këngëtarja Whitney Houston, lansoi albumin e saj të dytë me radhë, të emërtuar ‘Whitney’. Ky album konsiderohet albumi më i shitur i këngëtares dhe albumi që hapi dyert e sukseseve të saj në muzikë. Albumi në fjalë përfshinte hitet: ‘I wanna dance with somebody’, ‘Where do broken hearts go’, ‘So Emotional’ dhe këngë të tjera.
– Me 2 Qershor, të vitit 2002, albumi ‘The Eminem Show’ i reperit Eminem, arrin në pozitat e para të albumeve më të mira në Amerikë dhe në Angli.