Masa të reja për parandalimin e corona virusit

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur dje (11.03.20) në orët e mbrëmjes, ka vendosur që në përputhje me vendimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të shpallur gjendje pandemie në nivel global në lidhje me koronavirusin, t’i ndërmarrë disa masa parandaluese, përfshirë edhe mbylljen e shkollave në të gjitha nivelet deri më…

Gjilani në aksion për pastrimin e liqenit të Livoçit

Komuna e Gjilanit ka njoftuar se në kuadër të projektit “Duane Liqenin Tuaj”, këtë të shtunë (14 mars), nga ora 10:00, do të bëhet pastrimi i hapësirës së liqenit të Livoçit. Në këtë aksion do të marrin pjesë përfaqësues të shumtë nga sektori i arsimit, shëndetësisë, institucioneve të ndryshme në nivelin lokal, me qëllimin e…

Në Prishtinë do të mbahet ‘Panairi i edukimit’

Nëse jeni të interesuar të studioni në Evropë ose Amerikë, me 12 Mars nga ora 14:00, në Hotel Sirius në Prishtinë, do të mbahet ‘Panairi i Edukimit’. Në këtë panair do të keni mundësi të mësoni për programet, kriteret, kostot dhe datat e aplikimit në universitetet më të mëdha në Evropë dhe Amerikë, thane kështu…

‘VentureUP’ bën thirrje për aplikim për Programin e Inkubimit të Startup-eve

Qendra e Ndërmarrësisë dhe Inovacionit në Universitetin e Prishtinës “VentureUP” ka hapur thirrjen për ‘Programin e Inkubimit të Startup-eve’, në partneritet me Universitetin e Prishtinës si dhe mbështetur nga “Europian Union Kosovo”. Organizatorët kanë bërë të ditur se përveç trajnimeve të specializuara, të përzgjedhurit do të përfitojnë edhe hapësirë pune, llaptop, mentorim dhe mbështetje financiare…

Punëtori për nder të ditës ndërkombëtare të grave

Për nder të ditës ndërkombëtare të grave, sot (11 shkurt) nga ora 18:00, në organizatën 7 Arte, në Mitrovicë, Aleanca Franceze në bashkëpunim me Gaia dhe Institutin Francez, për herë të parë në Kosovë prezantojnë serialin e animuar “Culottées / Brazen” nga Pénélope Bagieu. Përmes këtij seriali do të tregohet jeta e 10 grave me…

‘Termokiss’ organizon turnirin e ping pong-ut

Aktiviteti i radhës që do të organizojë Qendra “Termokiss”, është turniri i ping-pong-ut, i cili do të bëjë bashkë shumë njerëz. Radio KFOR-i kontaktoi zyrtaren për Marrëdhënie me Publikun në Qendrën ‘Termokiss’, Fjolla Briskun, e cila tregoi për qëllimin e aktivitetit: “Qëllimi i këtij aktiviteti është që ta mbledhim komunitetin së bashku dhe të argëtohemi.…

Sot mbahet edicioni trajnues i radhës ‘Toastmasters’

Toastmasters Club dhe Innovation Centre Kosovo, sot (9 mars), nga ora 18:00, në zyret e ICK-së, organizojnë Edicionin e 9-të, të Toastmasters, i cili synon të ndihmojë anëtarët e tij të përmirësojnë aftësitë e të folurit në public përmes mbajtjes së fjalimeve, diskutimeve, debateve dhe kritikave e këshillave të shpërndara mes anëtarëve. Toastmasters ka mbi…