“Thuaj JO korrupsionit, roli yt e drejta jote”, ky është mesazhi i këtij viti me të cilin shënohet ‘Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit’. Kjo ditë, shënohet çdo vit me 9 dhjetor, mëton të ngrit vetëdijen dhe zërin ndaj këtij fenomeni që prek të gjitha fushat e shoqërisë. Parandalimi i korrupsionit, ndihmon në mbrojtjen e planetit tonë, krijon vende pune, arrin barazi gjinore dhe siguron qasje më të gjerë në shërbimet thelbësore, siç janë kujdesi shëndetësor dhe arsimi. ‘Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit’, synon të nxjerrë në pah të drejtat dhe përgjegjësitë e të gjithëve – duke përfshirë shtetet, zyrtarët e qeverisë, nëpunësit civilë, oficerët e zbatimit të ligjit, përfaqësuesit e medias, sektorin privat dhe shoqëritë civile, në trajtimin e korrupsionit.
‘Transparency International’, është një lëvizje globale nga më të njohurat, që lufton korrupsionin në mbarë botën. Kjo organizatë monitoron në mbi 100 vende për t’i dhënë fund padrejtësisë dhe korrupsionit. Nëpërmjet avokimit dhe fushatave, kjo organizatë punon për të ekspozuar sistemet dhe rrjetet që mundësojnë lulëzimin e korrupsionit, duke kërkuar transparencë dhe integritet më të madh në të gjitha fushat e jetës publike.
Sipas raportit të ‘Transperacy International’, për vitin 2021, vendet më të korruptuara në botë vlerësohen: Somalia, Irani, Sudani Jugor, Yemeni.