Ngritni zërin kundër dhunës në familje

Për të shënuar tetorin si muajin për ngritjen e ndërgjegjësimit publik ndaj dhunës në familje dhe për të promovuar përkrahjen kundër kësaj dukurie, me datën 25 tetor nga ora 17:00, Këndi Amerikan do të organizoj ngjarjen e quajtur “Stand Against Domestic Violence”. Për më shumë hollësi rreth kësaj fushate vetëdijësuese, Radio KFOR-i morri një prononcim…

Nëntori, muaji i aktiviteteve në Kino “Jusuf Gërvalla

Një laramani aktivitetesh e presin qytetin e Pejës. Është Kinemaja “Jusuf Gërvalla” që do i falë qytetit të Pejës dhe Kosovës në përgjithësi, një sërë aktivitetesh kulturore që ngërthejnë në vete shumë sfera. Drejtori i Anibar, Vullnet Sanaja në një intervistë për Radio KFOR-in, ka shpalosur programin e kino “Jusuf Gërvalla”, që ka filluar qysh…

Mbrëmje bamirësie për mbijetuarat nga kanceri në gji

Sipas ‘Institutit për kërkime në lidhje me sëmundjen e kancerit’ në Amerikë, vendet Skandinave kanë përqindjen më të madhe të të prekurave me kancer të gjirit në botë. Në shenjë mirënjohje për kontributin e grave ndër vite dhe të mbijetuarve nga kjo sëmundje në Kosovë, brendi Mr. Rex, organizon mbrëmjen e bamirësisë ‘The Future is…

Kush ndërton, fiton në ‘BoneVet’

Fondacioni BoneVet vazhdon të shërbej si hapësirë mësimore ku fëmijët dhe të rinjtë, inkurajohen të zbulojnë aftësitë e tyre dhe t’i zhvillojnë ato me pasion dhe dashuri. Ju që jeni kurreshtarë të mësoni më shumë për funksionimin dhe misionin e këtij fondacioni, apo ju që pëlqeni teknologjinë, punën e Pinterit 3D, apo  të montoni vet…

“Katana Open 2018” mbahet në Gjilan

Turneu i XIII-të Ndërkombëtar i Karatesë “Katatana Open 2018”, do të mbahet të dielën (28.10.2018), në palestrën sportive ”Bashkim Selishta- Petriti”, në Gjilan. Klubi i karatesë “Dardania-Gjilan”, njofton se çdo garues duhet të ketë pajisjet e domosdoshme personale, po ashtu trajnerët duhet te jenë me veshje sportive dhe të mbajnë përgjegjësi për gjendjen shëndetësore të…