E diela e 12 dhjetorit, do të jetë një ditë përplot argëtim në kinemanë më të madhe në vend. Në këtë ditë vikendi, me rastin e ditëlindjes së 5-të të Cineplexx-it në Prishtinë dhe Prizren, duke filluar nga ora 11:00 do të ketë oferta dhe aktivitete të shumta. Të gjitha biletat 2D dhe 3D, ulëset e rregullta dhe VIP, gjatë kësaj dite do të kushtojnë vetëm 2 euro. Cineplexx në këtë ditëlindje, gjithashtu do të ofroj meny speciale me kokoshka dhe pije për vetëm 3 euro.
Gjatë gjithë ditës së diel, të artdashësit do të kenë mundësi të shohin filmat më të ri dhe më të shikuar në Cineplexx, filmat si: ‘House of Gucci’, ‘Eternals’, ‘Ghostbusters: Afterlife’, ‘Clifford the Big Red Dog’, ‘Encanto’, ‘Resident Evil: Welcome to Raccoon City’, ‘No Time to Die’, ‘Venom 2’, ‘Queenpins’ si dhe premiera e fundit ‘West Side Story’. Biletat tashmë janë në shitje dhe mund të blihen në Cineplexx nga ora 14:15 apo edhe online përmes aplikacionit Cineplexx KS.