Sot festojmë për radion

Radio filloi transmetimin si një shpikje teknologjike, që ndryshoi rrënjësisht mënyrën se si njerëzit komunikojnë dhe ndajnë informacione. Në vitin 1895, Guglielmo Marconi realizoi eksperimentin e tij të parë për transmetimin e sinjaleve të radios, duke hedhur bazat për zhvillimin e teknologjisë së radios. Që nga ajo kohë, radio mbetet një nga mjetet më të…

Shkurti, muaj i unitetit dhe respektit të ndërsjellë

Në shumë vende të botës, muaji shkurt shënon ‘Muajin e Barazisë Etnike’, një muaj ndërgjegjësimi për të nderuar dallimet dhe ngjashmëritë që secili prej nesh sjell në shoqëri. Ky muaj, mëton të sjellë barazi në botën tonë të larmishme, duke theksuar bukurinë e kulturave dhe prejardhjeve të ndryshme si dhe na inkurajon të njohim ngjashmëritë…

Vend i lirë pune në KFOR, për pozitën ‘Inxhinier’

Shtabi i Përgjithshëm i KFOR-it, me seli në Kosova Film në Prishtinë, ka hapur një vend të ri pune, për pozitën Inxhinier, që do të jetë përgjegjës për planifikimin dhe realizimin e projekteve infrastrukturore në terren. Kërkesat e nevojshme për arsim, përvojë pune dhe aftësi për këtë pozitë janë: Diplomë universitare në inxhinieri civile Njohuri…

Sot Trepça dhe Bashkimi duan trofeun e Kupës

Super finalja e ProCredit Kupës së Kosovës në basketboll do të përballë Trepçën dhe Bashkimin. Ky trofe është shumë i rëndësishëm për të dy skuadrat, të cilat synojnë fitoren. Mitrovicasit kanë fituar shtatë herë Kupën e Kosovës, ndërsa Bashkimi vetëm një herë, në vitin 2001. Në pesë takimet e fundit direkte, Trepça ka tri fitore…

Vlerësim për gratë dhe vajzat në shkencë

Marie Curie pa dyshim mund të cilësohet si një nga modelet më frymëzuese për të gjitha vajzat dhe gratë në shkencë. Ajo bëri hapa të mëdhenj në fushën e shkencës, duke zbuluar poloniumin dhe radiumin, që solli ndryshime rrënjësore në mjekësi, për të cilat u shpërblye me dy çmime Nobel. Sot pikërisht me 11 shkurt,…

Shënohet sot “Dita Botërore e Bishtajave”

“Dita Botërore e Bishtajave” është e themeluar nga Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO) e Kombeve të Bashkuara, për të njohur rëndësinë e bishtajave dhe për të rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e llojeve të tyre, si për shëndetin ashtu edhe për mjedisin. Kjo ditë shënohet më 10 shkurt, që nga viti 2019, për të rritur…

Premierat e ardhshme filmike

Filmat kanë qenë gjithmonë një prej formave më të dashura të argëtimit dhe një mjet i fuqishëm për të treguar histori që ndihmojnë në formësimin e shoqërisë. Vit pas viti, industria e kinematografisë ka vazhduar të zhvillohet, duke sjellë prodhime të reja që pasqyrojnë ndryshimet sociale, kulturore dhe teknologjike. Nga drama e thellë tek komeditë…

Të rejat javore nga fusha e teknologjisë

Përmbledhjen javore teknologjike e fillojmë lajmin për një telefon të ri mobil, që së shpejti do të lansohet në treg. Kompania londineze Nothing, me datën 4 mars, pritet që të lansojë modelin e ri celular Phone, që kushton rreth 350 dollarë. Për shkak të çmimit, patjetër që mund të themi se përbënë një ‘telefon buxhetor’,…

Sot festojmë për magjinë e filmit

‘Dita Globale e Filmit’ shënohet çdo vit çdo vit në të shtunën e dytë të muajit shkurt, për të festuar fuqinë e filmave dhe arritjet e tyre për të lidhur e frymëzuar njerëzit në mbarë botën dhe të promovojë artin e filmit, si një formë e rëndësishme e shprehjes kulturore, edukative dhe si urë lidhëse…