Bazuar në të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) së Kosovës, vetëm gjatë ditës së djeshme (06.12.21) nga 1.817 testime, 4 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Sipas MSh-së, gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga CoViD-19, ndërsa në total numri i rasteve aktive është 318 persona. Sa i përket numrit të të vaksinuarave në Kosovë me vaksinën e parë janë 859.855 persona, ndërsa me vaksinën e dytë janë vaksinuar 766.206 persona.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjithë Kosovën, janë dhënë 1.626.061 doza të vaksinës.