Festa e sotme e 1 prillit, ka origjinë pagane e cila shënon ardhjen e pranverës, mirëpo ai që i ka vënë pikën emrit “Dita e gënjeshtrave”, ishte poeti francez Eloy d’Amerval, në vitin 1508.
Shënimi i “Ditës së Gënjeshtrave”, shënohet me shaka të ndryshme. Një ndër gënjeshtrat më të përfolura në botë, për këtë ditë, është kur rrjeti televiziv BBC, në vitin 1957, botoi një artikull ku thuhej, se “Të korrat e makaronave në Zvicër po kapnin rekorde, ndërsa jufkat po çelnin nëpër pemë”.
1 Prilli, festohet në shumë vende të botës, si në Poloni e Iran, janë tipike lojërat e shakatë pa masë. Në Kanadanë frëngjisht-folëse, njerëzit i ngjisin njëri- tjetrit letra në shpinë, në formë peshku, kurse në Filipine, shakaxhinjtë lyejnë me dyllë pas shpine “viktimat” e tyre. Por, 1 Prilli nuk ka të njëjtin kuptim në të gjithë botën. Në Skoci, 1 Prilli njihet si dita e njerëzve egoistë, kurse në Iran i referohet një festivali kulturor.
Sot, ju rikujtojmë që të mos bini pre e ndonjë shakaje.