Kombëtarja e Kosovës është e gatshme për ndeshjen e dytë të fazës eliminatore për në Euro 2024. Trupa e selektorit Alain Giresse, e ka mbajtur dje (27.03.23), një seancë të lehtë stërvitore para duelit të sotëm (28.03.23), i cili do të fillojë në orën 20:45.
Dardanët e kanë nisur me barazim këtë kampanjë kualifikuese pasi kanë marrë barazim ndaj Izraelit, në ndeshjen e parë në udhëtim ndërsa sot, kërkohet vetëm fitorja pasi dihet që Andorra, është kundërshtari më i lehtë në letër në Grupin e parë dhe nuk lejohet në asnjë mënyrë gabimi në këtë sfidë.
Dardanët po kërkojnë të shkruajnë historinë, pasi synimi mbetet i qartë kualifikimi në ‘Euro 2024’.