Me fillimin e ngritjes së temperaturave, nga muaji prill deri në muajin shtator, në Kosovë shtohet rreziku i pickimit nga rriqrat. Këto insekte shkaktojnë sëmundjen e etheve hemorragjike ‘Crime Congo’, që ka qenë e pranishme shpesh herë në disa pjesë të vendit. Duke qenë se tashmë kemi hyrë në stinën e Pranverës, për të qenë të sigurt, ju sjellim disa nga rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës:
- Mos qëndroni gjatë dhe pa nevojë në livadhe dhe vende me shkurre,
- Nëse patjetër duhet të jeni të pranishëm në këto vende, vesh rroba të gjata dhe pantallonat futni në çorapë,
- Duhet të përdorni preparate me të cila lyejmë pjesët e trupit, të cilat i dëbojnë insektet nga trupi i njeriut e sidomos në pjesët e zbuluara të trupit, si p.sh shputat e këmbëve, duart, qafa, etj.
- Kontrolloni trupin tuaj, mos keni ndonjë rriqër gjatë qëndrimit në natyrë,
- Kontrolloni përsëri trupin pas largimit nga livadhi apo vendet me shkurre,
- Nëse keni rriqër në trup, ofrohuni në qendrën më të afërt mjekësore sa më shpejt,
- Kositja e barit duhet të bëhet në vazhdimësi (në oborr dhe livadhe),
- Pastrimi dhe dezinfektimi i stallave të bëhet në vazhdimësi,
- Mbajtja e higjienës personale, duhet të jetë në nivelin më të lartë.