Me ardhjen e pranverës dhe verës, shumë njerëz zgjedhin të kalojnë kohë në natyrë, qoftë për ecje malore, kamping apo aktivitete të tjera në ambient të hapur. Megjithatë, një nga rreziqet që shpesh neglizhohet janë rriqrat – insekte të vogla, por me pasoja serioze për shëndetin.
Çfarë janë rriqrat dhe pse janë të rrezikshme? – Rriqrat janë parazitë të vegjël që ushqehen me gjakun e kafshëve dhe njerëzve. Ato mund të transmetojnë sëmundje të ndryshme, si sëmundja Lyme dhe ethet hemorragjike, të cilat mund të kenë pasoja të rënda shëndetësore tek njerëzit.
Për të shmangur pickimin e rriqrave gjatë qëndrimit në natyrë, ndiqni këto këshilla:
– Përdorni rroba me mëngë të gjata dhe pantallona të gjata, mundësisht me ngjyra të çelura për të vërejtur më lehtë rriqrat.
– Përdorni sprej kundër insekteve
– Pas kthimit nga natyra, kontrolloni trupin dhe rrobat tuaja, mos ju është kapur ndonjë rriqër.
– Bëni dush menjëherë pas kthimit nga natyra, me që një dush i shpejtë ndihmon në largimin e rriqrave që nuk janë ngjitur ende në lëkurë.
– Ecni në shtigje të hapura dhe shmangni zonat me bari të gjatë ose me shkurre të dendura.
– Ndërsa natyra ofron bukuri dhe qetësi të jashtëzakonshme, është e rëndësishme të jemi të kujdesshëm ndaj rriqrave dhe rreziqeve që paraqesin ata.
Duke ndjekur këshillat e duhura, mund të shijoni një eksperiencë të sigurt dhe pa shqetësime në natyrë! Mbroni veten dhe të dashurit tuaj!







