‘Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin’ e cila u krijua nga Kombet e Bashkuara, shënohet çdo vit më 2 prill, për të rritur ndërgjegjësimin për çrregullimin e spektrit të autizmit, për të promovuar mirëkuptimin dhe pranimin si dhe për të mbështetur individët e familjet e prekura nga autizmi në mbarë botën.
Kjo ditë është një mundësi për të përhapur njohuritë rreth autizmit, për të sfiduar keqkuptimet, për të krijuar shërbime më të mira dhe sisteme mbështetëse, për individët me autizëm. Shumë organizata dhe njerëz e shënojnë këtë ditë, duke veshur ngjyrë blu apo duke ndezur ndërtesat me ngjyrë blu dhe duke ndarë përmbajtje edukative për të promovuar gjithë-përfshirjen dhe mirëkuptimin me personat me autizëm.
Është koha për të reflektuar se si shoqëria mund të krijojë mjedise më të qasshme për individët e prekur me autizëm, duke u siguruar që edhe kjo kategori të mbështeten në të gjitha aspektet e jetës.







