Bota sot shënon “Ditën e Bamirësisë”, duke kujtuar Shën Nënë Terezën

Për nder të veprës bamirëse dhe kontributit të jashtëzakonshëm të Shën Nënë Terezës, sot (5 shtator) shënohet ‘Dita Botërore e Bamirësisë’, e shpallur në vitin 2012 nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, për të reflektuar mbi krijimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse, për të ndihmuar lehtësimin e varfërisë në komunitetin ku jetojmë, përmirësimin e shërbimeve publike,…

Në këtë datë, në muzikë veçojmë këto ngjarje

– Me 5 shtator, të vitit 1946, kishte lindur këngëtari, producenti dhe njëherit vokalisti i bendit të famshëm ‘Queen’, Freddie Mercury, në ishullin Zanzibar, në  Afrikë. Freddie Mercury konsiderohet si një nga artistët më të famshëm të të gjitha kohërave. Kënga e tij si pjesë e grupit Queen, e titulluar “Bohemian Rhapsody”, është pjesë e…

Kujdesi ndaj kafshëve shtëpiake përgjatë pandemisë ‘CoViD-19’

Mbajtja e kafshëve shtëpiake aktive dhe të shëndetshme përgjatë periudhës së pandemisë ‘CoViD-19’, është një shqetësim i madh për të gjithë ata që mbajnë kafshë shtëpiake. Ashtu sikurse njerëzit edhe kafshët shtëpiake mund të përjetojnë stres mendor dhe fizik gjatë kohërave të vështira. Por, se a bartet virusi ‘CoViD-19’ nga kafshët tek njerëzit apo anasjelltas,…

Anulohet ‘Festivali i Rrushit – Hardh Fest’

Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia ‘Covid-19’, është anuluar “Festivali i Rrushit – Hardh Fest”, i cili planifikohej të mbahej nga data e sotme deri më 7 shtator, në Rahovec. Në një njoftim për media, ekipi i këtij Festivali ka bërë të ditur se janë njoftuar nga Policia e Kosovës, se bazuar në…

Fakte interesante në Radio KFOR

Në vijim ju njohim me disa fakte interesante, të cilat ndoshta nuk i keni dëgjuar më parë: – A e keni ditur se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në vitin 1980, një ekonomist i zoti, fitoi jackpot-in 14 herë. Ai llogariti kohën e përshtatshme si dhe mundësitë më të mira për kombinimin e numrave…