Në vijim ju njohim me disa fakte interesante, të cilat ndoshta nuk i keni dëgjuar më parë:
– A e keni ditur se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në vitin 1980, një ekonomist i zoti, fitoi jackpot-in 14 herë. Ai llogariti kohën e përshtatshme si dhe mundësitë më të mira për kombinimin e numrave të lotarisë, prandaj edhe fitoi.
– A e keni ditur se ata që mashtrojnë gjatë testeve, e bëjnë këtë për shkak të hormoneve shtesë të testosteronit, të cilat japin guxim të mashtrimit, ndërsa kortizoli shton motivimin për të bërë një gjë të tillë.
– A e keni ditur se truri i njeriut nuk mund të ndjejë dhimbje sepse i mungojnë receptorët e dhimbjes. Një dhimbje koke shkaktohet nga receptorët e indit mbrojtës që rrethojnë trurin e njeriut.