– Me 6 shtator, të vitit 1953, këngëtari Guy Mitchell, ishte në pozitën e parë të këngëve më të mira në Angli, me këngën ‘Look At That Girl’. Ylli i viteve të 50-ta, ka shitur mbi 6 milion albume në gjithë botën.
– Në këtë datë, të vitit 1986, grupi i përbërë nga femrat Bananarama, ishin në pozitën e parë të këngëve më të mira në Amerikë, me këngën “Venus”, që i solli grupit sukses ndërkombëtar.
– Në po këtë datë, të vitit 1997, Elton John, lansoi një version të ri të këngës ‘Candle In The Wind’, të cilën e performoi live në funeralin e princeshës Diana. Mbi 2.5 milion persona e panë këtë performancë të Elton John, ndërsa ajo konsiderohet si një nga këngët më të shitura të të gjitha kohërave.