I gjithë globi po vazhdon të përballet me armikun e përbashkët, të quajtur ‘CoViD-19’, që edhe më tutje po merr jetë njerëzish. Zyrtarë nga Organizata Amnesty International, thonë se në të gjithë botën, të paktën 7.000 punonjës shëndetësorë kanë vdekur nga koronavirusi, duke shtuar se ata që po luftojnë me pandeminë në vijat e para të frontit, kanë nevojë për qasje të duhur në pajisjet mbrojtëse.
Organizata në fjalë e të drejtave të njeriut, ka bërë thirrje që të ketë bashkëpunim global, për të siguruar që të gjithë punonjësit shëndetësorë, duke përfshirë edhe pastruesit në objektet shëndetësore, të kenë pajisje të përshtatshme mbrojtëse.
Në Kosovë, numri total i rasteve pozitive me korona virus është gjithsej 13.791 raste, nga 52.616 persona të dyshimtë me ‘CoViD-19’ dhe deri më tani janë shënuar 548 raste të vdekjes.