– Me 5 shtator, të vitit 1946, kishte lindur këngëtari, producenti dhe njëherit vokalisti i bendit të famshëm ‘Queen’, Freddie Mercury, në ishullin Zanzibar, në Afrikë. Freddie Mercury konsiderohet si një nga artistët më të famshëm të të gjitha kohërave. Kënga e tij si pjesë e grupit Queen, e titulluar “Bohemian Rhapsody”, është pjesë e librit të rekordeve ‘Guinness’ si kënga më e dëgjuar e të gjitha kohërave në Angli. Ai ndërroi jetë në nëntor, të vitit 1991.
– Në këtë datë, të vitit 1999, këngëtarja Shania Twain, ishte në pozitën e parë të këngëve më të mira me albumin e saj ‘Come On Over’. Këngëtarja Twain arriti që të shes mbi 40 milion kopje të këtij albumi, në gjithë botën.