Main News

Shënohet sot “Dita Ndërkombëtare Kundër Abuzimit me Drogë dhe Trafikimit të Paligjshëm”

Përdorimi i drogës është bërë një problem serioz në mbarë botën, veçanërisht në mesin e të rinjve, ku numri i tyre shtohet vit pas viti. Prandaj, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 7 dhjetor, të vitit 1987, miratoi Rezolutën 42/112, duke vendosur një ditë ndërkombëtare kundër abuzimit me drogën dhe trafikimit të paligjshëm.…

Të rejat javore në teknologji

Përmbledhjen javore këtë herë, e kemi nisur me një problem kritik sigurie në Safari, i cili paska qëndruar 5 vite i fshehtë. Sipas një raporti të ri të Google Project Zero, ky problem sigurie që është shfrytëzuar nga hakerët, ishte adresuar në fillim të vitit 2013-të dhe rikthyer në 2016-ën. Po flasim për një dobësi…

Në këtë datë, në muzikë veçojmë këto ngjarje…

– Me 25 qershor, të vitit 1963, kishte lindur këngëtari George Michael, në Londër. Emri i tij i vërtetë është Georgios Kyriacos Panayiotou. – Në po këtë datë, të vitit 1967, bendi The Beatles, lansuan premierën e këngës “All You Need Is Love”, të cilën e interpretuan live në TV, para 400 milion shikuesve nga…

Vitiligo, një çrregullim i pigmenteve të lëkurës, që prek miliona njerëz në botë

Rreth 1% e njerëzve në botë, përballen me çrregullim të pigmenteve të lëkurës, që njihet ndryshe si ‘Vitiligo’, që shkakton humbjen e pigmentit të lëkurës duke shkaktuar njolla të bardha, kryesisht në fytyrë dhe pëllëmbët e duarve. Data e sotme, 25 qershori, shënon ‘Ditën Botërore të Vitiligos’, për të ndërgjegjësuar njerëzit rreth këtij çrregullimi, por…

Këngët premierë në Radio KFOR

Sikurse çdo fundjavë edhe sot, Radio KFOR-i ju sjell disa nga këngët e reja që janë lansuar premiera, ku vlen të theksohet që pas një periudhe të gjatë Rita Ora, në bashkëpunim me Netsky, kanë sjellë këngën ‘Barricades’. Një super melodi, na e ka sjellë edhe Chris Brown në bashkëpunim me Jack Harlow, të cilët…