Main News

Sot shënohet ‘Dita Botërore e OJQ-ve’

27 shkurti në kalendarin e Kombeve të Bashkuara figuron si ‘Dita Botërore e Organizatave Joqeveritare’ (OJQ). Valon Xhabali nga organizata joqeveritare ‘Ec Ma Ndryshe’, tregon se kjo ditë vë në pah edhe një herë rëndësinë dhe punën e OJQ-ve, kudo në botë: “Organizatë joqeveritare, do të thotë që roli i tyre, misioni i tyre në…

Teatri i Gjilanit pasurohet me një shfaqje më shumë

Dashamirët e teatrit nesër (28.02.19), do të kenë mundësi që të ndjekin shfaqjen eksperimentale “Shkumësi”, me regji të Naser Shatrollit, në Teatrin e Gjilanit. Se çfarë përmbanë kjo shfaqje, na tregon vet regjisori, Shatrolli. “Kemi në qendër dy personazhe Ligjin dhe Shkumsin, njëri vendos vija, tjetri ndan drejtësi në emër të historisë, peshës që ai…

Vazhdon trajnimi ‘Tre hapa drejt suksesit’

Për të krijuar mundësi punësimi për 10 stundentët më të dalluar, Akademia Profesionale ‘Infinit’, ka hapur thirrje për aplikim për trajnim dymujor në degën “Orientim në Karrierë dhe Zhvillim”. Ky trajnim ofrohet nga pedagogët më të mirë, profesionistë nga Kosova dhe rajoni. Meqenëse zgjedhja e karrierës është vendim i vështirë, për të bërë zgjedhjen e…

Kualifikime Online të Hash Code tani edhe në Kosovë

Education Innovators Kosovo (EIK), më 28 shkurt 2019, në orën 18:30, në Mitrovicë, organizojnë raundin e kualifikimeve Online të Hash Code, një konkurs për programim me ekipe e cila organizohet nga Google. Ekipet me rezultatet më të mira nga raundi i kualifikimeve online, do të ftohen në zyrën e Google për të konkurruar në raundin…

Karaoke franceze në Aleancën Franceze në Prishtinë

Ju që i pëlqeni këngët franceze, të enjten (28 shkurt), nga ora 20:00 deri në ora 22:30, në Aleancën Franceze në Prishtinë do të mund të argëtoheni, duke zbuluar shumëllojshmërinë e këngëve franceze. Shumëllojshmëritë muzikore do të përbëhen nga këngëtarë si Patrick Bruel, Édith Piaf, Kendji Girac, Johnny Hallyday dhe Indila. Po ashtu, për aktivitetin…

Koncert dhe surpriza nga Kori Siparantum

Shumë shpejt, artdashësit do të kenë mundësi të kënaqen me koncertin me programin më të mirë të shfaqur ndonjëherë nga Kori Siparantum, me dirigjent permanent Memli Kelmendi. Ky koncert do të mbahet në Kinema “Jusuf Gërvalla” në Pejë, më 3 mars, duke filluar nga ora 21:00.  Çmimi i hyrjes është dy euro, të holla këto…

Nata e Poezisë me Arbër Selmanin

Fondacioni “Shtatëmbëdhjetë”, nesër (26 shkurt) organizon aktivitetin e radhës ‘Nata e poezive me Arbër Selmanin’, që fillon nga ora 19:00. Nga dashuria, tek vuajtja, nga ëndrrat tek copëtimi i tyre, nga përlamjet tek përqafimet, nga fantazitë tek realiteti, nga babai tek nëna, nga deti tek rëra; janë këto temat që shkrimitari, Arbër Selmani, i trajton…