Profesionistët na tregojnë se kalimi i kohës në natyrë, mund të ndihmojë në lehtësimin e stresit dhe ankthit, përmirëson disponimin dhe rrit ndjenjat e lumturisë dhe mirëqenies.
Mënyra moderne që po e jetojmë ka ndryshuar rrënjësisht, por truri ynë ka mbetur kryesisht i njëjtë. Ne kemi ende një lidhje të thellë me natyrën dhe hulumtimet tregojnë se nëse nuk e ushqejmë atë lidhje, pavarësisht përparimeve tona teknologjike, ne mund të vuajmë në shumë mënyra.
Mos të harrojmë se dalja në hapësira të gjelbra dhe shëtitja në pyll, janë treguar se ndihmojnë në luftimin e depresionit, uljen e ankthit, na ndihmojnë në marrëdhëniet personale e shumë e shumë përfitime të tjera, që lehtësojnë jetën e gjithsecilit.