– Më 5 korrik, të vitit 1969, grupi The Rolling Stones dhanë një koncert falas në “Hyde Park” të Londrës, para një publiku prej rreth 250.000 personash, në nderim të themeluesit të grupit, Brian Jones, i cili kishte vdekur dy ditë më parë. Me këtë rast, Mick Jagger lexoi një ekstrakt nga ‘Adonais’ të Percy Bysshe Shelley dhe lëshoi në fluturim, njëherësh, 3.500 flutura.
– Në këtë datë, por të vitit 1986, Janet Jackson filloi një garë dy-javore, e cila qëndroi në vendin e parë, në tabelën e albumeve amerikane me albumin ‘Control’. Albumi në fjalë, përmbante këngët hite: “What Have You Done for Me Lately”, “Nasty”, “Control”, “When I Think of You” dhe “Let’s Wait Awhile”.
– Më 5 korrik, të vitit 1999, pop dueti Eurythmics, njoftuan për turneun e parë botëror dhe po ashtu u njoftua se të gjitha fitimet nga turneu, do të jepeshin për bamirësi. Njoftimi u bë nga anija e Greenpeace ‘Rainbow Warrior’, e ankoruar në lumin ‘Thames’, në Londër.