Main News

“Ngom Fest” fillon nesër

Nga data 11 deri më 14 korrik, qyteti i Prizrenit do të jetë nikoqir i edicionit të 9-të, të festivalit “Ngom Fest 2019”. Festivali do të mbahet në kalanë e qytetit të Prizrenit ku do të bëjë bashkë artistët vendor dhe të huaj. Në një prononcim për Radio KFOR-in, zëdhënësja për media e festivalit ‘Ngom’,…

Mbahet dëgjim publik për Ligjin e Trashëgimisë Kulturore

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në bashkëpunim me Komisioninin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sport, Inovacione dhe Ndërmarrësi të Kuvendit të  Kosovës, nesër (10 korrik), në hotelin “Sirius”, nga ora 10:00 deri në ora 12:00, mbajnë diskutimin publik lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Trashëgiminë Kulturore, ku pjesëmarrës në këtë tryezë do…

Debat rreth zhvillimit të pavarur të kulturës dhe artit në Kosovë

Organizata jo-qeveritare ‘Shtatëmbëdhjetë’, në ambientet e kësaj organizate në Prishtinë do të organizoj sot (09.07.19) duke filluar nga ora 17:00, një diskutim të hapur për të gjitha organizatat e kulturës dhe artit ‘Diskutim mbi funksionimin e pavarur të kulturës dhe artit në përgjithësi në Kosovë’. Ky debat bëhet për t’i paraprirë procesit së hartimit të…

Mbahet sot diskutim i hapur rreth shëndetit

“Fondacioni Together Kosova” ka ftuar “Qendrën Kosovare për Studime Gjinore”, ekspertë të fushave të ndryshme dhe të rininë, që sot (9 korrik), në lokalin “HANNAH+Friends”, nga ora 19:30, të diskutojnë rreth “Kuptimit dhe rëndësisë së Virgjërisë në shekullin 21”. Panalistë të këtij diskutimi do të jenë: drejtoresha ekzekutive e Fondacionit Together Kosova, Vera Remskar, drejtoresha…

Përmes projekteve të CIMIC-ut, KFOR-i vazhdon të përmirësoj mirëqenien e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë

Përmes aktiviteteve të Bashkëpunimit Ushtarak Civil (CIMIC), KFOR-i përveç sigurimit të një situate të qetë dhe të sigurtë për të gjithë, po vazhdon të  investoj qindra mijëra euro në aspekte të ndryshme të jetës shoqërore, si në përmirësimin e rrugëve dhe infrastrukturës në komuna të ndryshme, ndërtimin dhe rindërtimin e shumë terreneve sportive, objekteve shkollore,…

Filloi sot “Prishtina Tennis Open 2019”

Nga sot (8 korrik) e deri më 14 korrik, në dy terrenet e Klubit të Tenisit “Prishtina”, në Bregun e Diellit,  do të mbahet edicioni i 27-të me radhë i turneut më të madh dhe më të gjatë në Kosovë “Prishtina Tennis Open”. Në këtë turne, pjesëmarrës do të jenë kategoritë: Seniorët femra dhe meshkuj,…