Skuadra kampione e Kosovës, Ballkani do të debutojë në garat evropiane dhe atë në rrethin e parë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.
Kjo është hera e parë që kampioni i Kosovës luan direkt në këtë raund të garave, ngase në vitet e mëparshme fillimisht luante në parakualifikime.
Ndeshja Ballkani-Zhalgiris zhvillohet sot, në orën 20:00, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, teksa pritet që kampioni i Kosovës të ketë përkrahje të madhe të tifozëve.
Po ashtu, këtë javë, në skenën evropiane do të prezantohen edhe Drita, Llapi e Gjilani të cilat do të luajnë në rrethin e parë në Ligën e Konferencës.