Main News

Poezia është art i zemrës

Mendimet e kokës dhe gjendjes shpirtërore shpeshherë shprehen me vargje, e vargjet e pëlqyera lexohen gjithandej dhe barten gjeneratë pas gjeneratë, duke i shndërruar në këngë, në letra dashurie dhe dedikime të veçanta. Duke e vlerësuar këtë magji të poezisë, Organizata për Edukim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara (UNESCO), në vitin 1999, vendosi…

Sot shënohet ‘Dita botërore e Sindromit Down’

‘Dita Botërore e Sindromit Down’ shënohet çdo 21 Mars dhe shënohet me qëllim të ndërgjegjësimit, vetëdijësimit dhe informimit global, për komunitetin e prekur nga sindroma Down, në mënyrë që asnjë nga ata të mos mbetet prapa. Udhëheqësja e shoqatës Down Syndrome Kosova (DSK), Sebahate Beqiri, në një prononcim për Radio KFOR-in, lidhur me këtë ditë…

Sot bota shënon ‘Ditën Ndërkombëtare të Lumturisë’

E qeshura shëron shpirtin dhe trupin, mbron zemrën dhe lufton depresionin dhe këto janë vërtetuar edhe shkencërisht. Për këtë arsye, e tërë bota ka nevoj për një ditë plot buzëqeshje. Në korrik të vitit 2012, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli një rezolutë, sipas së cilës ‘Dita Ndërkombëtare e Lumturisë’, do të shënohet…

Konferencë mbi gastronominë franceze dhe kosovare

Profesionistë dhe adhurues të ushqimit do të kenë rastin të kënaqen me konferencën mbi gastronominë franceze dhe kosovare e cila organizohet nga Aleanca Franceze e Prishtinës dhe Ambasada e Francës në Kosovë, në kuadër të “Goût de France (Good France)”. I ftuari kryesor i kësaj konference do të jetë kuzhinieri francez, Christophe Dovergne, anëtar i…

Trajnim për shëndetin mendor

‘Qendra për Këshillim dhe Çështje Sociale’, më 23 mars, nga ora 11:00 deri në ora 17:00, do të mbajnë trajnim për të përgatitur ligjëruesit që të japin ndihmën e parë në “Këshillimin psikoterapeutik”, për t’iu përgjigjur me efektivitet çështjeve psiko-sociale mes atyre që kërkojnë ndihmë nga ta. Trajnimi prezantues do të siguroj një kornizë për…

Sot në ‘Ditën Botërore të Shëndetit Oral’, kërkohet ndërgjegjësim i shtuar për kujdesin ndaj dhëmbëve

“Vepro sot, që të ruash shëndetin e gojës përgjatë gjithë jetës”, kjo është motoja e sivjetme në shënim të ‘Ditës Botërore të shëndetit oral’, e cila shënohet çdo vit më 20 mars. Kjo ditë synon të rrisë ndërgjegjësimin si dhe të tregoj rëndësinë e madhe që ka shëndeti oral në shëndetin e përgjithshëm dhe mirëqenien…

Teatri Adriana sjell shfaqjen “Hanibali i nëntokës”

Dashamirët e teatrit, do të kenë mundësi që sot (19.03.19) në ora 20:00, të ndjekin shfaqjen “Hanibali i nëntokës”, që jepet në teatrin “Adriana”, në Ferizaj. Autor i kësaj shfaqjeje komike është Hristo Bojqev, me regji të Fatlum Hazirit, i cili në një prononcim për Radio KFOR-in, na tregoi më shumë për përmbajtjen e saj:…

’Të drejtat dhe liritë e njeriut’ si dhe ‘Të drejta për arsim dhe edukim’, diskutohen në Ferizaj

Organizata Joqeveritare “INPO” e cila ka për mision promovimin, demokratizimin e qeverisjes lokale përmes aktivizimit qytetar si përkushtimin e avancimit të vlerave të një shoqërie të hapur, në bashkëpunim me Grupin Multidiciplinar Komunal për grupet vunerable, organizojnë tubim publik. ’Të drejtat dhe liritë e njeriut’ si dhe ‘Të drejta për arsim dhe edukim’, janë temat…