Main News

Hapet ekspozita “Infrared Exhibition: Additions”

Sot (25.02.20) dhe pasneser (27.02.20) në Fondacionin “Shtatëmbëdhjetë”, do të mbahet ekspozita “Infrared Exhibition: Additions” me kuratore Blerta Hoçia dhe me artistë: Renea Begolli, Endrit Jashanica, Arrita Katona, Blertë Hashani, Zana Begolli dhe Blend Bytyqi. Kjo ekspozitë përmes rezidencave artistike ka për qëllim që të krijoj një dialog publik mbi çështje të caktuara, duke kontribuar…

“Tech and Beer” në Prishtina HackerSpace

“Prishtina Hackerspace” e cila udhëheqë me hapësirën krijuese, eksperimentuese, të mërkurën (25.02.20), nga ora 18:00, organizon aktivitetin e radhës “Tech & Beer at PRNHS Pub”. “Në takim nuk do të ketë ndonjë përmbajtje apo folës, por do të ketë vetëm shoqërim”, kështu tha për Radio KFOR-in menaxheri i projekteve në këtë organizatë, Valmir Musatafa: “Këtë…

Hapet aplikimi për festivalin ‘FemArt’

Për herë të 8-të këtë vit organizohet festivali i parë dhe i vetëm feminist në Kosovë dhe më i madhi në rajonin e Ballkanit, ‘FemArt’, nga data 15 deri me 20 maj, 2020. Ky festival do të bashkojë të gjitha komunitetet ngae mbarë bota në një vend, për të prezantuar artin e tyre. Festivali është…

“Prezantim i fotografisë” nga Vigan Nimani

Sot, 24 shkurt, duke filluar nga ora 20:00, në ambientin e kino ‘ARMATA’ artisti Vigan Nimani, do të sjellë “Prezantim i fotografisë”. Artisti, Vigan Nimani, ka studiuar pikturë në Akademinë e Arteve të Universitetit të Prishtinës, ndërsa ka ekspozuar punët e tij në Kosovë, Shqipëri, Slloveni, Serbi dhe Holandë. Solo ekspozita e tij e fundit…

Thirrje për aplikim për përkrahje të grave

Është hapur thirrje për aplikim për t’i përkrahur ekonomikisht gratë të cilat e kanë inicuar ndonjë procedurë për realizimin e së drejtës së tyre në pronë dhe trashëgimi. Pesëmbëdhjetë gra që do të kenë mundësi të përfitojnë nga ky program me përkrahje jo-monetare, që do të thotë përkrahje në formë të pajisjeve, mjeteve të punës,…