Stina e dimrit karakterizohet me festa të shumta, të cilat kontribuojnë që kjo sezonë, të jetë ndër më të preferuarat, jo vetëm për të vegjlit, por edhe për ne, të rriturit.
Në këtë periudhë të vitit, rëndësi e posaçme i kushtohet edhe mënyrës se si ne parapëlqejmë të duken ambientet tona të shtëpive, që festat të marrin kuptimin dhe simbolikën që kanë. Në vijim Radio KFOR-i do t’ju sjell disa ide kreative të dekorimit të ambienteve tuaja, të cilat ndikojnë në një gjendje më të mirë shpirtërore. Pavarësisht, nëse preferoni dekore tradicionale apo moderne, ne konsiderojmë që këto ide do të mund të ju frymëzojnë…
Në vend të pemëve të koordinuara në mënyrë të përsosur dhe të stilit të viteve të kaluara, ju propozojmë që këtë vit të gjeni dekorime më argëtuese dhe personale. Nëse një pemë e Krishtlindjeve shumëngjyrëshe nuk është në stilin tuaj, atëherë përpiquni të sjellni natyrën në shtëpinë tuaj. Një mundësi e mirë dhe e lirë është përdorimi i një ambalazhi, në vend që të blini rrathë mbështjellësish me dhurata. Koordinoni ambalazhin tuaj të dhuratave për të plotësuar skemën e ngjyrave në dhomën tuaj të ndenjes.
Dekoroni duke përdorur objekte me lartësi të ndryshme.
Nëse ëndërroni stinën e verës, derisa jashtë është ftohtë, atëherë shtoni të gjitha ndjesitë me diell në tryezën tuaj, me theks të veçantë tek ngjyra e verdhë, të cilat shndrisin natyrshëm.