Për nder të “Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar”, Festivali i Filmit “Art Without Limit International Film Festival”, i cili u mbajt online në muajin tetor, në Prishtinë, ka vendosur që sot (3 dhjetor), t’i shfaqë filmat fitues të këtij edicioni.
Lidhur me këtë, drejtori artistik i festivalit, Burim Haliti, për Radio KFOR-in tha: “Ne kemi vendosur që t’i shfaqim 12 filma nga vende të ndryshme të botës, filma fitues të shumë çmimeve kinematografike dhe çmime të festivalit. Këta filma temë kryesore kanë personat me aftësi të kufizuar edhe secili film ka mesazh interesant, mesazh pozitiv për këta persona. Filmat do të jenë online vetëm sot (3 dhjetor), sepse kjo është edhe marrëveshja me autorët e filmave.”
Këta filma, të interesuarit, mund t’i gjejnë në platformën online të Festivalit: www.artwithoutlimit-filmfestival.com https://www.facebook.com/Art-Without-Limit-International-Film-Festival-103329747916446