“Dhurimi i gjakut tuaj për dikë, është dhurata më e mirë e festave të fundvitit!”, kjo është motoja e organizimit të dhurimit të gjakut nga “Innovation Centre Kosovo” (ICK) në bashkëpunim me “Kosovo Association of Information and Communication Technology (STIKK).
Lidhur me këtë fushatë, Radio KFOR-i kontaktoi, menaxherin e trajnimeve dhe ngjarjeve në ICK, Shpendë Lila, i cili theksoi: “Ne tradicionalisht, çdo katër muaj, organizojmë aksione të dhurimit të gjakut. Aktiviteti ynë i radhës është me datën 8 dhjetor, nga ora 10 e deri në orën 13:30. Ne jemi afër fundit të vitit dhe dhurata më e mirë që dikujt mund t’i duhet, është një dozë gjak. Me një ligj të ri, të gjithë dhuruesve të gjakut, iu mundësohen 2 ditë pushim, prandaj ata që e kanë shfrytëzuar pushimin e këtij vit, mund t’i marrin edhe dy ditë pushim si dhe t’i shpëtojnë jetën dikujt.”
Çdo dy sekonda, një pacient ka nevojë për transfuzion të gjakut, prandaj bëhuni hero, duke ofruar dhuratën më të çmuar të fundvitit, shpëtimin e jetës!