‘Ministria e Shëndetësisë’ (MSh)bashkë me ‘Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike’ (IKSHPK), kanë bërë thirrje për të gjithë qytetarët në vend që të vaksinohen ma vaksinat anti-kovid. Në raportin 24-orësh të IKSHPK-së, bëhet e ditur që në Kosovë deri më sot, janë dhënë 7.348 doza të vaksinës kundër Covid-19. Nga ky raport mësojmë se deri më tani mbi 697 mijë persona, janë vaksinuar edhe me dozën e dytë. Tashmë, siç njofton kjo Ministri, të gjitha qendrat mjekësore dhe hapësirat në të cilat administrohen vaksinat janë të hapura edhe gjatë ditëve të vikendit.
Po ashtu, të premten që e lamë pas, me 22 tetor, ‘Ministria e Shëndetësisë’ ka hapur qendrën e vaksinimit kundër COVID-19 edhe në sheshin kryesor të Prishtinës, gjatë tërë ditës për të gjithë qytetarët. Nga kjo ministri është njoftuar se praktikë e njëjtë së shpejti do të zbatohet edhe në komuna të tjera të Kosovës. Sipas MSh-së, 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 13 raste të reja me Covid-19 dhe janë shëruar 21 qytetarë.