Hapet ekspozita “Të drejtat e njeriut përmes artit”

Në kuadër të 16 Ditëve të Aktivizmit kundër dhunës në bazë gjinore si dhe shënimit të Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, Misioni i OSBE-së në Kosovë fton të interesuarit të marrin pjesë në ekspozitën dhe diskutimin  “Të drejtat e njeriut përmes artit”, e cila mbahet sot, nga ora 11:00, në Universitetin “Kadri Zeka”…

Vend i lirë pune në HQ KFOR!

HQ KFOR ka hapur një vend të lire pune, për pozitën e “Ilustratorit” në “Magazine 4U”, në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it, në “Camp FILM CITY”, Prishtinë. Edukimi kryesor, përvoja dhe shkathtësitë që kërkohen janë: –          Diplomë e kolegjit në arte kreative apo fusha që lidhen me të –          Minimumi një vit përvojë pune si…

A ekziston miqësi e afërt mes dy gjinive?

A mund të jenë thjesht shokë përgjithmonë një djalë dhe një vajzë? Në shumë filma, seriale televizive apo edhe në libra janë përpjekur të na tregojnë se si një burrë dhe një grua që supozohet të ishin miq, e në fakt përfundojnë të tërhequr nga njëri – tjetri. Për t’ua dëshmuar se sa shumë kohë…

Së shpejti fillon “PRiteN’shesh”

“PRiteN’shesh” dhe Komuna e Prishtinës edhe këtë vit shënojnë festat e fundvitit, në atmosferë festive shoqëruar edhe me aktivitete kulturore e sociale për të qytetin e Prishtinës dhe të gjithë ata që e vizitojnë Prishtinën përgjatë fundvitit. Pjesë e “PRiteN’shesh” është edhe Tregu i Fundvitit, që padyshim e kthen sheshin e Prishtinës në një vendtakim…

Kampanja “Vrapo Babadimër” vjen me edicionin e 4-të

Për të katërtin vit me radhë, në Prishtinë po organizohet kampanja humanitare “Vrapo Babadimër”. Tashmë, në sheshet e Prishtinës janë vendosur shtandet ku të gjithë të interesuarit mund të blejnë kostumet për mini-maratonën e cila do të mbahet më 15 dhjetor, me fillim nga ora 13:00. Për të ditur më shumë rreth këtij organizimi, Radio…