Sa i respektojmë rregullat e komunikacionit?

Shkaktari kryesor i aksidenteve në rrugë është mosrespektimi i shenjave të komunikacionit. Përdormi i telefonit, tejkalimi i shpejtësisë mbi limitin e lejuar, mosrespektimi i këmbësorëve, mos vendosja e rripit të sigurisë, janë vetëm disa nga shkeljet e vazhdueshme që bëjnë ngasësit e veturave në baza ditore. Për të biseduar rreth rregullave të komunikacionit, radio KFOR-i…

Analfabetizmi, një dukuri shqetësuese

Sot, rreth 16% e popullsisë së botës, dy të tretat e të cilave janë femra, nuk janë në gjendje të lexojnë dhe të shkruajnë në gjuhën e tyre amtare. Për ta luftuar këtë dukuri, ‘Kombet e Bashkuara të Amerikës’ vendosën që 8 shtatorin ta shpallin si „Ditën Botërore të Arsimimit“, si mundësi për të rritur…

Vazhdojnë aktivitetet për mbrojtjen e mjedisit

Organizata jo-qeveritare ‘Gaia’, ka vazhduar me aktivitete që kanë për qëllim të ngrisin vetëdijen e qytetarëve për mbrojtjen e mjedisit. Këtë të martë (10 shtator) organizohet aktiviteti ‘Friday for Future’, ku do të diskutohet për pastrimin kolektiv të liqenit të Badovcit dhe aktivitete të tjera që do të organizohen në kuadër të programit të tyre.…

Bisedë publike për luftën kundër ndotjes së ajrit

Sot (09 shtator), nga ora 18:00, “Kosovo 2.0” organizon edicionin e radhës të ‘Volume UP’ ku do të sjellë ndërmarrësin e “Forbes 30 Under 30 Europe”, mendimtarin futurist dhe ekspertin e qyteteve të mençura, Robert Heinecke, për të folur për luftën kundër ndotjes së ajrit. Kjo vjen, pasiqë në vitet e fundit, Prishtina është karakterizuar…

Mbahet punëtori për këndimin si instrument

Qendra “Termokiss” ka organizuar punëtori për prezantimin e këndimit si instrument, e cila do të mbahet (9 shtator), duke filluar nga ora 17:30. Punëtoria do të mbahet nga Urta Haziraj, studente e Konservatoriumit ‘’Luigi Cherubini’’ në Firenze të Italisë, në drejtimin ‘’Canto Rinascimentale e Barocco’’. Sipas organizatorëve, punëtoria do të fokusohet në teknikat e këndimit…

“Let’s Do It Kosova” bën thirrje për vullnetarë

Nëse dëshironi të bëheni pjesë e ngjarjes më të madhe botërore që kapërcen kufijtë dhe bashkon kultura të ndryshme rreth e qark botës, tani  është mundësia e veçantë të cilën assesi nuk duhet ta humbni. Organizata “Let’s Do It Kosova” bën thirrje për vullnetarë, të cilët do të angazhohen më 21 Shtator, “Ditën e Pastrimit…

Mbahet seminar për „Rehabilitimin Sportiv“

Klinika e specializuar për fizioterapi dhe mjekësi sportive “Physio Miracle”, sot (06 shtator),  nga ora 18:00, organizon seminarin me temën “Rehabilitimi Sportiv”,  i cili i dedikohet  fizioterapeutëve si dhe  trajnerëve  të sporteve të ndryshme. Ligjërues të seminarit do të jenë,  Cliff Eaton- Fizioterapeut Sportiv (ish Fizioterapeut i Manchester City FC) si dhe Bernard Tahirbegolli-Mjek Sportiv.…