Përmes trajnimeve, mbështeten të miturit, përdorues të narkotikëve

Nën organizimin e Visar Sadikut, Psikolog Klinik, të shtunën (19 janar), mbahet trajnimi “Qasja ndaj të miturve përdorues të narkotikëve dhe teknikat e këshillimit”. Përmes këtij trajnimi synohet ngritja e potencialeve të studenteve dhe profesionistëve tjerë shëndetësor, psikologëve dhe profileve tjera relevante, për të ofruar këshillat bazë në momentet kur është e nevojshme të punohet…

Krijo eksperiencë unike në media dhe gazetari

Organizata mediale ‘KosovaLive’ ka hapur konkurs për vajzat e moshës 17-24 vjeçare për projektin “iEngage & iWrite”. Ky projekt ka për qëllim që vajzave të reja, studente dhe nxënëse të shkollave të mesme, t’u ofrojë një trajnim në punë në një media profesionale. Vajzave të  përzgjedhura do t’u ofrohet praktikë një mujore në ‘KosovaLive’, gjatë…

Mësoni për kuzhinën tradicionale të komuniteteve të ndryshme

Festivali i animacionit ‘Anibar’ në Pejë, ka organizuar punëtori për të mësuar më shumë mbi traditën e ushqimeve tradicionale dhe trashëgiminë multikulturore të komuniteteve që jetojnë në Kosovë. Aplikuesit duhet të jenë nga mosha 13 deri 30 vjeç, nga të gjitha komunitetet në vend. Ky program mbështetet nga organizata ‘United Nations Development Programme’ (UNDP) dhe…

ORCA publikon revistën satirike ‘Tempulli i Dijes’

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim ‘ORCA’, do të publikoj nesër (16.01.19) revistën me karakter satirik ‘Tempulli i Dijes’. Në botimin e tretë të kësaj reviste do të përfshihen artikuj që flasin për ‘Universitetin e Prishtinës’, arsimin e lartë dhe tema të tjera që përfshijnë arsimin, të shkruara në mënyrë satirike. Në një intervistë…

Filmi ‚Në Mes‘, prezanton Kosovën në Berlinale

Përmes një komunikate për media ‘Festivali Ndërkombëtar i Filmit BERLINALE’, njoftoi për pjesëmarrjen e filmit ‚Në Mes‘, të autorit Samir Karahoda në garën ndërkombëtare të filmave të shkurtër “Berlinale Shorts”. Autori i filmit Samir Karahoda, në një prononcim për media është shprehur i lumtur që filmi i tij debutues si regjisor, është vlerësuar nga ky…

Ti themi STOP ngacmimit (Bullizmit)

Një shqetësim shumë i madh, me të cilin po përballet bota, padyshim që është edhe ngacmimi apo Bullizmi, i pranishëm më së shumti në shkolla. Bullizmi është një lloj dhune psikologjike që ndodh kryesisht tek femijët dhe adoleshentët. E pikërisht për këtë çështje, nesër (15.01.19) do të mbahet trajnim mbi identifikimin e ngacmimeve, organizuar nga “Bullying Kosovo”.…

Punësojmë moderatorë/gazetarë!

Radio KFOR-i ju fton t’i bashkoheni ekipit të moderatorëve! Ne kërkojmë radio moderatorë të talentuar dhe komuniaktiv, të cilët dëshirojnë të hulumtojnë, të prezantojnë dhe të shkruajnë lajme. Përveç shkollës së mesme të kryer, kërkohet të keni edhe së paku 5 vjet përvojë në moderim ose në gazetari në ndonjë radio lokale apo regjionale. Pos…

Aktori Xhevdet Jashari, pjesë e Berlinales

Festivali më prestigjioz i filmit në botë, i cili i përket kategorisë A, “Berlinale” tashmë ka filluar të shpalosë programin e tij.  E veçanta e edicionit të sivjetmë për ne, është pjesëmarrja e aktorit, Xhevdet Jashari, përmes rolit të tij në filmin “Gospod postoi, imeto I’e Petrunja”.  Filmi është bashkëproduksion mes Sllovenisë, Kroacisë, Maqedonisë, Belgjikës…