A mund të jenë thjesht shokë përgjithmonë një djalë dhe një vajzë?
Në shumë filma, seriale televizive apo edhe në libra janë përpjekur të na tregojnë se si një burrë dhe një grua që supozohet të ishin miq, e në fakt përfundojnë të tërhequr nga njëri – tjetri.
Për t’ua dëshmuar se sa shumë kohë ka që nga diskutimi i kësaj çështjeje, do t’i sjellim tek ju disa thënie shumë të vjetra, të cilat janë thënë nga njerëz të famshëm qysh shekuj më parë:
“Një djalë dhe një vajzë nuk mund të jenë kurrë shokë përgjithmonë” – Shekspiri.
“Shoqëria mes një djali dhe një vajze është hapi i parë i asaj që ne e quajmë dashuri” – Lincoln.
“Dashuri është shoqëria e tejzgjatur”– Jackie Chan.
“Nëse një djalë mund të bëhet miku i ngushtë i një vajze, ai atëherë shumë thjesht mund të bëhet partneri i saj i jetës” – Michael Jackson.
“T’i propozojë një djalë një vajze për shoqëri është njësoj si t’i thotë asaj “Të Dua”, Wordsworth.
E kur jemi tek miqësia e afërt mes një vajze dhe një djali, edhe shkenca e ka thënë fjalën e saj.
Sipas shkencës, nëse një miqësi e afërt përfundon në dashuri atëherë fajtorë janë meshkujt, pasiqë ata janë të parët që dalin nga zona shoqërore dhe fillojnë të mendojnë diçka më shumë për miken e tyre.