Nesër hapet ekspozita e Mimoza Studenicës

Ekspozita personale “Gruaja”  e artistes së mirënjohur, Mimoza Studenicës, hapet nesër (15 tetor),  në “Shtëpinë e Evropës“ në Prishtinë nga ora 19:00. Me këtë rast, të gjithë artdashësit do të kenë mundësi të shohin nga afër ekspozitën e saj të dytë. “Motivimin e kam marr nga përditshmëria me gruan në qendër“, kështu u shpreh për…

Prishtina pastron, bëhu pjesë edhe ti!

“Projekti i riciklimit” i cili u formua në qershor të këtij viti, nga një grup i nxënësve të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Faik Konica” , me qëllim të ruajtjes së ambientit, vazhdon tutje me aktivitetetin e radhës. Përmes Facebook-ut, ata u bëjnë ftesë të gjithë të interesuarve që sot (14 tetor), të dalin…

Ndahet sot çmimi për storien më të mirë mbi varfërinë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, në bashkëpunim me ekipin e Agjencive të Organizatës së Kombeve të Bashkuara të Kosovës, sot (14 tetor), në Menzën “Ramiz Sadiku”, nga ora 15:00 mbajnë edicionin e katërmbëdhjetë të çmimit për storien më të mirë të gazetarisë mbi varfërinë në Kosovë. Fituesit, autorë të storieve më të mira do të…

Punëtori muzikore në Termokiss

Qendra e drejtuar nga komuniteti në Prishtinë, Termokiss, sot (11 tetor), nga ora 18:00, organizon një punëtori muzikore e cila fokusohet në trajtimin delikat të aspekteve të ndryshme të audio-produksionit. Në kompjuter është e instaluar Ableton Live, ku të interesuarit mund të eksperimentojnë me muzikë elektronike. Por, për të ditur më shumë rreth këtij aktiviteti,…

Shënohet sot Dita Botërore e Vajzave

Nuk e thonë kot që të kesh një vajzë, do të thotë të pasurosh jetën me hare, të qeshura, lot, ndjeshmëri më të theksuar, por mbi të gjitha të qenit i/e bekuar me një vajzë, do të thotë ta kesh pranë miken më besnike, që do të të shoqërojë deri në fund, varësisht ku e…

Ejani dhe vuloseni të ardhmen tuaj!

Barazia gjinore nuk është vetëm një e drejtë themelore e njeriut, ajo duhet të jetë jetike.  Pabarazitë gjinore mbesin ende të theksuara në shoqëri, ku gratë nuk kanë qasje në punë të mirë dhe nuk paguhen njëjtë me gjininë mashkullore.  Shumëherë,  atyre iu refuzohet qasja në arsimin bazë si dhe në kujdesin shëndetësor. UN Women,…

Çka mbani çdo ditë me vete?!

Për shumkë, të dalësh nga shtëpia pa telefon, kuletë, çelësa të shtëpisë apo kartelë të punës do të nënkuptonte kthim mbrapa. Por, jo gjithmonë kemi me vete vetëm gjërat që na duhen. Me disa të tjera jemi aq të lidhura shpirtërisht, siç është ndonjë dhuratë e veçantë apo ndonjë fotografi e personit më të dashur,…

‘Dashuria është thjesht Dashuri’- Mbahet Parada e Krenarisë në Prishtinë

Në mes të marshit, muzikës dhe flamurit shumëngjyrësh, në Prishtinë, sot (10 tetor), u mbajt ‘Parada e Krenarisë’, në mbështetje të komunitetit LGBTI. Pjesëtarë dhe përkrahës të këtij komuniteti festuan unikalitetin e tyre duke bërë thirrje për pranim dhe respektim të të drejtave të njeriut. Organizuar nga  ‘Qendra për Barazi dhe Liri’ në Prishtinë, nën…