Zjarrfikësit në Kamenicë kërkojnë ndihmë nga qytetarët për shuarjen e zjarreve në pyje

Ka tri ditë që Komuna e Kamenicës po përballet me zjarre në pyjet e fshatrave Meshinë, Svircë dhe Lajqiq. Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme, njësia e zjarrfikësve ende nuk ka arritur të ndalojë zjarrin, andaj kanë kërkuar ndihmë nga qytetarët. Komandanti i Stacionit të Zjarrfikësve në Kamenicë, Riza Bunjaku, përmes frekuencave të Radio KFOR-it, bëri apel:…

20 vjet me Radio KFOR-in

Që nga viti 1999 valët e radio KFOR-it dëgjohen me shumë ëndje, pasi janë valë që transmetojnë mesazhe edukative, kulturore, mesazhe për tolerancë dhe bashkëjetesë. Radio KFOR filloi përhapjen e misionit të saj paqësor përmes stafit të përbërë nga shqiptarë e serbë, të cilët krijuan mesazhe të forta për paqe dhe tolerancë, duke i ndarë…

Çfarë do të thotë interneti për ju?

Interneti është sistem i rrjeteve kompjuterike të ndërlidhura dhe origjina e tij daton shumë herët. Interneti sot, mbart një gamë të gjerë të burimeve të informacionit dhe shërbimeve, por përtej një përkufizimi, interneti sot do të thotë shumë për secilin individ që e përdorë atë në përditshmëri.  Të pyetur se si do e përmblidhnin internetin…

Fondacion ‘17’ fton të gjitha komunitetet për aplikim në projektin “INFRARED”

Fondacion ‘Shtatëmbëdhjetë’ u bën thirrje artistëve të të gjitha komuniteteve në Kosovë, që të bëhen pjesë e ‘Rezidencës së Artit INFRARED’, aplikim ky që është i hapur deri më 30 tetor. Lidhur me këtë projekt, Radio KFOR-i ka kontaktuar me menaxheren e projektit “INFRARED”, Ajete Kërqeli: “Në kuadër të projektit “INFRARED”, ne kemi për qëllim…

Mbahet diskutim i hapur për sigurinë kibernetike

Kompania CACTTUS në bashkëpunim me Cacttus Education dhe Cyber Academy, do të organizojnë sot (28 teto) një diskutim të hapur me panelistë për sigurinë kibernetike. Ky diskutim do të mbahet nga ora 16:00, në hapësirat e Shkollës së Lartë Profesionale e Teknologjisë së Informacionit “Cacttus Education”. Në këtë diskutim, panelistë do të jenë: eksperti i…

Udhëtoni nëpër bukuritë e Francës nëpërmes ekspozitës së fotografive

Dëshironi të përjetoni bukuritë e Francës nëpërmes fotografive?  ‘Instituti Francez’ dhe ‘Ambasada Franceze në Kosovë’ kanë organizuar ekspozitën ‘France eMotion: udhëtimi i animuar’, një ekspozitë që paraqet pasuritë e trashëgimisë kulturore francize, duke përshirë vendet kulturore dhe artistike të këtij vendi. Kjo ekspozitë mbahet me 30 tetor, nga ora 19:00 në ambientet e ‘Aleancës Franceze’…

Cila është mosha e duhur për martesë?

Si shumica e pyetjeve interesante edhe kjo pyetje nuk ka një përgjigje definitive, pasi që shumë ekspertë të kësaj fushe kanë dhënë fakte dhe mosha të ndryshme rreth moshës ideale për martesë. Nëse bazohemi tek „Pew Research Center“, në vitet e 80-ta mosha më e shpeshtë meshkujve të martuar ishte 25 vjeç, kurse e vajzave…

Punëtori për krijimin e dekorimeve për Halloween

Qendra “Bonevet” do të organizojë sot (28 tetor) një punëtori të hapur për krijimin e dekorimeve mahnitëse dhe të frikshme për Festën e Halloween-it. Punëtoria do të organizohet nga ora 17:30, ndërsa mund të marrë pjesë çdo person që është entuziast për festën e Halloween-it, mjafton të regjistrohet në Qendrën “Bonevet”. Radio KFOR-i ka kontaktuar…

20 vjet me Radio KFOR-in

Radio KFOR është pjesë e forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë – KFOR. Valët e kësaj radioje filluan të dëgjoheshin që nga vera e vitit 1999, si pjesë e Forcave Britanike në Kosovë, me emrin “Radio Galaxy”. Në vitin 2000, radio kaloi në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it, në Prishtinë -Film City, me emërin„Radio KFOR“.…

Mundësi studimi në Francë

Në Prishtinë edhe këtë vit për herë të dytë do të organizohet ‘Panairi i Edukimit’, organizuar nga ‘Universiteti i Prishtinës’ dhe ‘Qendra për Zhvillim të Karrierës’. Ky panair do të mbahet në Bibliotekën Kombëtare ‘Pjetër Bogdani’ me 30 tetor, duke filluar nga ora 09:00. Nëse planifikoni të studioni jashtë vendit, do të keni mundësi të…