“PRiteN’shesh” dhe Komuna e Prishtinës edhe këtë vit shënojnë festat e fundvitit, në atmosferë festive shoqëruar edhe me aktivitete kulturore e sociale për të qytetin e Prishtinës dhe të gjithë ata që e vizitojnë Prishtinën përgjatë fundvitit.
Pjesë e “PRiteN’shesh” është edhe Tregu i Fundvitit, që padyshim e kthen sheshin e Prishtinës në një vendtakim të këndshëm për shumë qytetarë e vizitorë.
“PRiteN’shesh”, këtë vit, do të mbahet prej 1 deri më 31 dhjetor dhe do të shoqërohet nga 31 aktivitete kulturore, me plot risi, duke përfshirë performanca muzikore e akrobatike, natën poetike, shfaqje aktrimi e pantonimë.