HQ KFOR ka hapur një vend të lire pune, për pozitën e “Ilustratorit” në “Magazine 4U”, në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it, në “Camp FILM CITY”, Prishtinë.
Edukimi kryesor, përvoja dhe shkathtësitë që kërkohen janë:
– Diplomë e kolegjit në arte kreative apo fusha që lidhen me të
– Minimumi një vit përvojë pune si ilustrator apo profesione që lidhen me të
– Shkathtësi të komunikimit dhe aftësi të punës në ekip
Aplikantët duhet të kenë njohje të mira të gjuhës angleze.
Paga bruto për këtë pozitë është 933.00 euro në muaj.
Për më shumë informacione dhe formën e aplikacionit vizitoni: jfcnaples.nato.int
Aplikacionet duhet t’i dërgoni në e-mailin: recruitment@hq.kfor.nato.int, deri më 12 dhjetor 2019. Aplikacionet mund t’i dorëzoni edhe në kopje fizike në Mailbox të KFOR-it, në “HQ KFOR IZMIR building”, jashtë “Film City Gates”. Aplikacionet e dorëzuara pas kësaj date nuk do të pranohen. Vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen.
Kandidatit të suksesshëm do t’i ofrohet një kontratë me kohëzgjatje deri në 12 muaj.