12 Korriku – “Dita e Malalas”

Fituesja e Çmimit Nobel, Malala Yousafzai është një aktiviste pakistaneze e cila është e njohur për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe arsimimin e grave në Luginën e saj të lindjes Swat, në provincën Khyber Pakhtunkhwa në veriperëndim të Pakistanit, ku talibanët lokal kishin ndaluar vajzat të shkojnë në shkollë. Malala u bë një…

Prishtina fillon fazën e tretë të dezinsektimit – Për Radio K4 flet Zëdhënësja e Komunës së Prishtinës, Miranda Mullafazliu

Pas të gjitha përgatitjeve teknike dhe operative nga ana e Komunës së Prishtinës dhe kompanisë, sot fillon faza e tretë e dezinsektimit hapësinor në Komunën e Prishtinës. Kjo ditë është caktuar pasi që parashikimet klimatike sigurojnë një javë me mot stabil dhe pa reshje, për arsye se reshjet gjatë procesit të dezinsektimit e bëjnë të…

Pre Hardh Fest 2018

Përmes orës poetike me poezitë e autorit Xhevdet Bajraj, ku Zyrafete Shala do të prezantoj librin e tij “Lëngu i Trëndafilave” të recituara nga Betim Zllanoga dhe Beg Popaj dhe me performancë live të këngëtares Flaka Krelani, “Pre-Hardh Fest” premton festë të madhe sivjet. Në këtë mbrëmje do të jenë prezent edhe Nikoqiri i Festivalit…

Dita Botërore e Popullsisë

Në kalendarin e Kombeve të Bashkuara për shënimin e datave të rëndësishme të cilat përçojnë jo vetëm mesazhe, por kërkojnë ndërgjegjësim e veprim, është edhe 11 Korriku – Dita Botërore e Popullsisë. Dita Botërore e Popullsisë, e cila synon të përqëndrojë vëmendjen në urgjencën dhe rëndësinë e çështjeve të popullsisë, u krijua nga Këshilli i…

Drita përballet me Malmon në Mitrovicë

Sot me fillim në ora 20:45, në kuadër të xhiros së parë të Uefa Ligës së Kampionëve, në Stadiumin Olimpik të Mitrovicës do të zhvillohet përballja e parë e kampiones së Kosovës në futboll Dritës së Gjilanit dhe kampiones së shumëfishtë suedeze skuadrës së Malmos. KF Drita vjen në këtë përballje pasi kaloi dy xhiro…

Dance performance “Me Too” në Teatrin Dodona

Driton Saqipi sonte do të diplomohet në programin e studimit Master në Koreografi nga Universiteti i Arteve, Tiranë. Në shfaqjen “Me Too” do të perfomojnë Behie Murtezi, Vjosa Mala dhe Mirgeta Lushtaku. Për kustumet është përkujdesur Valdete Mustafa, për koreografi Driton Saqipi, kurse udhëheqës artistik do të jetë Gjergj Prevazi.   Shfaqja do të mbahet…

Ismajl Kadare së shpejti me libër të ri

“Proza e shkurtër, në një vëllim”, është libri më i ri i shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare. Gjatë ditës së djeshme, shkrimtari është takuar me drejtoreshën e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, Persida Asllani, me ç’rast kanë biseduar rreth botimit të ri të Kadaresë, i cili do të vijë nga Shtëpia Botuese “Onufri”. Lajmin e…