E shtuna plot argëtim për çiklistët

Dashamirët e çiklizmit, këtë të shtunë (02.02.19), i pret një aventurë fantastike, përmes udhëtimit që do të zhvillohet në relacionin Prishtinë-Makovc-Mramor. Ky udhëtim organizohet nga “Bike Frienldy Café” dhe “Shop powered by Supercylists”, të cilët ftojnë të gjithë të interesuarit për tu bërë pjesë e kësaj përvoje. Nisja e çiklistëve do të bëhet këtë të shtunë…

Trajnim profesional për gazetarë nga vendi dhe rajoni

Këshilli Rinor i Ballkanit në bashkëpunim me Fondacionin “Ora e Mendimit”, për herë të parë, organizojnë një trajnim 2 ditor (9-10 shkurt ) në fushën e medias dhe gazetarisë me temën “Të Ndërtosh Emrin Tënd Në Gazetari”. Gjatë trajnimit, 14 gazetarë të Ora News, në Tiranë, do të trajnojnë rreth 50 studentë, profesionistë dhe të…

Punësim përmes teknologjisë për gra të reja

Nëntë programere të reja do të punojnë në një program për të dizajnuar zgjidhje digjitale për grumbullimin e të dhënave në fushën e Arsimit dhe Edukimit në Kosovë. Projekti Tech4Policy ka synim që përmes teknologjisë të nxisë punësim të grave të reja të cilat janë të dalluara në sektorin e teknologjisë informative. Projekti zbatohet nga…

Përmbledhja me tregime “Dheu i ofshamës” do të promovohet më datë 6 shkurt

Aksioni kundër Dhunës dhe Ndërtimi i Paqes, një organizatë joqeveritare dhe multietnike, më datë 6 shkurt, do të bëjë promovimin e përmbledhjes së tregimeve “Dheu i ofshamës”. Libri është përmbledhje me tregime të individëve, të cilët morën pjesë në projektin “Ballafaqimi me të kaluarën në Kosovë”, të realizuar nga OJQ Aksioni kundër dhunës dhe ndërtimi…

Shfaqet filmi “Akira” në Termokiss

Në vazhdën e filmave të ndryshëm që po shfaqen çdo të mërkurë në qendrën “Termokiss”, organizuar nga Klubi i Filmit, sot,(30.01.2019)do të shfaqet filmi”AKIRA” nga autori Katsuhiro Otomo. Siç pohojnë organizatorët, përmes këtyre filmave po synohet përçimi i vlerave artistike, emocioneve dhe dijes. Ata poashtu njoftojnë që në këtë listë të filmave, mund të bëjnë…

Shëndeti mendor në Taboo talks

Fondacioni “Shtatëmbëdhjetë” i cili ka për qëllim nxitjen e ndryshimeve pozitive në shoqëri përmes mundësimit të vitalitetit kulturor dhe kreativitetit, nesër (31 janar) organizon një bisedë publike me psikologen Fortesa Kadriu. Tema e cila do të diskutohet ka të bëjë me shëndetin mendor, ku në shoqërinë tonë ende mbetet temë tabu. Shëndeti mendor përfshinë mirëqenien…