Në kuadër të 16 Ditëve të Aktivizmit kundër dhunës në bazë gjinore si dhe shënimit të Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, Misioni i OSBE-së në Kosovë fton të interesuarit të marrin pjesë në ekspozitën dhe diskutimin “Të drejtat e njeriut përmes artit”, e cila mbahet sot, nga ora 11:00, në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan
Ngjarja ka për qëllim promovimin e të drejtave të njeriut përmes diskutimit me aktivistë të të drejtave të njeriut, përfshirë Majlinda Sinani Lulaj, Zëvendëse e Avokatit të Popullit, dhe Lindita Salihu, Zyrtare Komunale për Barazi Gjinore, se si të adresohen sfidat mbi të drejtat e njeriut.
Në njoftim thuhet se pjesëmarrësit do të kenë mundësi të shohin fotografi që paraqesin të drejtat e njeriut ashtu si shihen nga të rinjtë, si dhe të lexojnë vjersha nga tema e njëjtë.
Fotografitë dhe poezitë janë rezultat i thirrjes publike për aplikim të bërë me 2018.